
21:49 02/08/2022
Qytetarë të ndryshëm u mblodhën para Kryeministrisë këtë të martë dhe ndezën qirinj si homazh për 7-vjeçaren që humbi jetën në plazhin e Potamit në Himarë.
Një grup qytetarësh kanë ndezën disa qirinj tek shkallët e Kryeministrisë.
Ngjarja që ndodhi në Potam të Himarës ka tronditur opinionin publik. 7-vjeçarja humbi jetën teksa po qëndronte në breg pasi u përplas nga një skaf.
Ky ishte rasti i tretë në plazhet e jugut ku në incidente përfshiheshin gomonet dhe jet skitë. Më herët në Jalë mbeti i plagosur një çift, ndërsa në plazhin e Jonufrës në Vlorë u plagos një fëmijë tjetër nga një gomone. /tvklan.al