Home Lajme nga Kosova Prizren, ngritët aktakuzë kundër një nëpunësi të kompanisë – përdhosi varrin e...

Prizren, ngritët aktakuzë kundër një nëpunësi të kompanisë – përdhosi varrin e një gruaje për ta varrosur një tjetër

10

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.K., pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Dëmtimi i varreve apo kufomave”.

Sipas aktakuzës, i njëjti ka përdhosur varrin e një gruaje që kishte vdekur në vitin 2001 dhe në atë hapësirë të varrit e kishte varrosur një kufomë tjetër.

“Me datë 28.12.2021 tek varrezat e qytetit në Prizren, i akuzuari B.K., në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i kompanisë regjionale për mbeturina “Eko Regjioni Sh.A” me seli në Pizren, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon përfitim material për vete në mënyrë që të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që të dëmtuarit N.B., nga Prizreni i kërkon shumën e parave prej 150 € (njëqind e pesëdhjetë euro) me kusht që t’ia sigurojë hapësirën për varrimin e bashkëshortes së tij të ndjerë, me ç’rast i dëmtuari pranon kërkesën e tij dhe i akuzuari merr shumën prej 150 €”.

“Po ashtu, i njëjti pa autorizim gërmon, mih, rrënon, heq, dëmton, shkatërron ose përdhos varrin e së ndjerës Sh.T., e cila ka ndërruar jetë në vitin 2001, në atë mënyrë që në hapësirën e varrit të së ndjerës në fjalë, varros kufomën e së ndjerës tjetër H.B”, thuhet në njoftimin për media të prokurorisë.

Me këto veprime i pandehuri B.K., ka përmbushur elementet e veprave penale të lartëcekura.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleTrajçev: Situata me kompanitë energjetike është çështje e mbijetesës apo mbylljes së objekteve vendase të përpunimit të mishit
Next articleNë Himarë, gomonia godet për vdekje 5-vjecarin teksa lahej në det