HomeLajmeLajme nga KosovaPërmbyllet suksesshëm festivali ndërkombëtar i dijes “Global UBT Fest 2022”

Përmbyllet suksesshëm festivali ndërkombëtar i dijes “Global UBT Fest 2022”

Festivali ndërkombëtar i dijes “Global UBT Fest 2022”, suksesshëm ka përmbyllur të gjitha aktivitetet e tij, duke mbledhur shumë pjesëmarrës nga vendi, rajoni dhe bota, nga ku përgjatë një muaji u organizuan akademi, forume, aktivitete kulturore dhe edukative, debate, si dhe gara të ndryshme.

Përgjatë një muaji në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, si dhe në qendra të tjera të UBT-së në Kosovë, janë zhvilluar shumë aktivitete, duke dëshmuar fuqishëm rolin dhe ndikimin që ka ky festival në sjelljen e ideve dhe koncepteve të reja për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për krijimin e një ekosistemi inovativ.

30 shkolla verore gjatë 30 ditëve të korrikut, mblodhën studentë, profesorë, ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, për të organizuar debate e ligjërata tematike rreth temave specifike dhe të caktuara, të cilat u trajtuan me qëllim që studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të avancojnë dhe të përfitojnë njohuri të reja rreth profesionit të tyre.

Qëllimi i edicionit të sivjetshëm të “Global UBT Fest 2022”, ishte edhe promovimi i punimeve dhe projekteve të studentëve, të cilët me përkushtimin e tyre realizuan ato punime dhe përmes UBT-së dhe festivalit ndërkombëtar të dijes i vunë në pah për publikun e gjerë idetë e tyre kreative dhe inovative.




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.