DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Kosova

Pas heqjes së barrikadave, pritje vetëm deri në 10 minuta në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, mëngjesin e sotëm kanë qenë të shkurta, për dallim nga ditët tjera.

Pritjet sot janë vetëm deri në 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të pikave kufitare, Jarinje, Bërnjak, Merdare, Dheu i Bardhë e Muçibabë.

Sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar në asnjë prej pikave kufitare nuk paraqiten kolona të automjeteve.

Kujtojmë se të dielën dhe dje deri në orët e pasdites dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak ishin të mbyllura për qarkullim pas barrikadave që kishin vendosur serbët lokal në shenjë kundërshtimi për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Këto dy pika kufitare janë liruar për qarkullim dje pasdite pas heqjes së barrikadave.

Ndryshe, për ditë të tëra qytetarët janë përballur me pritje të gjata në këto dy pika kufitare dhe në pikat tjera, për të hyrë dhe dalë nga Kosova. Pritjet madje kanë shkuar edhe me orë të tëra. /Telegrafi/




Huazuar nga

Most Popular

To Top