Home Lajme nga Kosova Në bisedën telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Kurti: Rusia po...

Në bisedën telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Kurti: Rusia po e ndihmon Serbinë për destabilizimin e Ballkanit

9

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin ka informuar lidhur me masat  e reciprocitetit me Serbinë që do të aplikojë Qeveria e Kosovës nga 1 shtatori.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit,  Kurti e ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm, Stoltenberg, se qytetarët e Kosovës janë informuar mirë për masat në ardhje, se masat janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, si dhe që zbatimi i tyre është koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare.

“Nën masën e re të kalimit kufitar në vendkalimet kufitare të Kosovës, më 1 gusht, deri në ora 18:00 kishin kaluar 2521 qytetarë me dokumente identifikimi nga Serbia. Për këtë procedurë të re kanë pritur mesatarisht vetëm 20 sekonda, pasi gjithçka është digjitalizuar nga institucionet e Kosovës. E njëjta procedurë në vendkalimet serbe zgjatë nga 10 minuta deri mbi një orë”, ka thënë Kuti, transmeton Telegrafi.

“Kryeministri Kurti e informoi Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se mediat e kontrolluara nga Qeveria e Serbisë kanë zbatuar një fushatë dezinformimi gjatë muajit të fundit, duke u përpjekur të ndërtojnë një narrativë të rreme dhe negative për këto masa në ardhje”.

“Është vërtetuar tashmë se këto fushata dezinformuese po ndihmohen nga shteti rus, në përpjekjen për të destabilizuar Ballkanin” ka thënë Kurti.

Sipa njoftimit, Stoltenberg e ka siguruar kryeministrin Kurti për angazhimin dhe bashkëpunimin e NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleSkafet nuk duhet të afrohen 300 metra nga bregu
Next articleKuvendi bëhet institucioni i parë në Kosovë me dhomë të gjidhënies