HomeLajmeLajme nga KosovaMinistri Latifi kritikohet për mospjesëmarrje në Komisionin ku po shqyrtohet raporti i MSh-së

Ministri Latifi kritikohet për mospjesëmarrje në Komisionin ku po shqyrtohet raporti i MSh-së

Ministri i Shëndetësisë, Riftat Latifi, ka munguar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për shqyrtimin e raportin të auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021.

Kjo pasi i njëjti ka shkuar për vizitë në Spitalin e Mitrovicës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami e ka kritikuar ministrin Latifi për mospjesëmarrje, duke thënë se ka mundur ta përfundojë mbledhjen dhe më pas të shkonte në Spitalin e Mitrovicës.

“Nuk po them që vizita në spitalin e Mitrovicës është e parëndësishme, për juve është e rëndësishme, por për mua më e rëndësishme do të ishte ministri me qenë këtu. Ka mundur ta përfundojë mbledhjen dhe të shkojë. Prej orës 10:00 është atje. Kjo po bëhet me qeverinë e juaj, asnjëherë përpara nuk ka ndodhur”, është shprehur ajo. /Telegrafi/




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.