Home Lajme nga Shqiperia Bordi i Transparencës vendos çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta

Bordi i Transparencës vendos çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta

8

16:35 02/08/2022

Bordi i Transparencës është mbledhur këtë të martë dhe ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburanteve.

Me vendimin e sotëm, nafta do të shitet jo më shumë se 221 lekë për litër. Benzina do të shitet jo më shumë se 207 lekë për litër, ndërsa gazi jo më shumë se 81 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e kësaj të marte dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.      

Vendimi i bordit:

Bordi i Transparencës në datë 2 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 207 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.




Huazuar nga

Previous articleApeli vërteton vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut
Next articlePensionisti nga Durrësi gjendet i copëtuar në katër pjesë në lumin italian