Home Lajme nga Kosova Ambasadori amerikan: Vendimet për reciprocitet ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar, mirëpresim...

Ambasadori amerikan: Vendimet për reciprocitet ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar, mirëpresim pezullimin e përkohshëm të tyre

7

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se këto dy masa janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe se të njëjtat ishin të koordinuara me ndërkombëtarët.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës). /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleDelegacion qeveritar bëri homazhe për Nikolla Karevin
Next articleKDI: 23 komuna shënuan rritje të transparencës komunale