19:05 02/08/2022
MM: Në vend janë aktive vetëm 4
Gjatë muajit Korrik në Shqipëri janë regjistruar 361 vatra zjarri të cilat janë shuar nga forcat operacionale.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 vatra zjarri. Nga te cilat janë aktive vetëm 4 vatra zjarri.
“Fshati Postribë, bashkia Shkodër, Liqeni i Zi, bashkia Mat, Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, Fshati Shetaj, bashkia Durrës.”
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes për të neutralizuar vatrat e zjarrit, në disa raste është dashur edhe ndërhyrja nga ajri. Shqipëria i është drejtuar Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, në kuadër të të cilit pala greke i është përgjigjur me avionë për shuarjen e zjarreve në ishullin e Sazanit, bashkinë e Dropullit apo edhe në Finiq.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.
Tv Klan