Home Lajme nga Shqiperia Zjarr në anë të autostradës pranë Kavajës

Zjarr në anë të autostradës pranë Kavajës

11

18:24 01/08/2022

Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, raporton se një vatër zjarri është shfaqur në anë të autostradës në hyrje të Kavajës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke të veshur me shkurre e bimësi të ulet.

Pranë vatrës së zjarrit ndodhet një banesë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleSulmohet një familje në Gazi Babë
Next articleHyseni: Serbia e ka një sindromë, nuk pajtohet me barazinë e popullit të Kosovës