DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Kosova

Sveçla del me njoftim: Në pikat kufitare po lëshohet dokumenti për hyrje-dalje, vendimi nuk pezullohet deri në largimin e barrikadave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak.

Sveçla përmes një postimi të publikuar në Facebook të bashkangjitur me një video, ka thënë se vendimi do të implementohet deri në largimin e të gjitha barikadave në Veri dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve.

Ndryshe mbrëmë, Qeveria e Kosovës e ka shtyrë vendimin për reciprocitetin për një muaj, pasi konsultimeve që pati me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Postimi i plotë:

FILLON ZBATIMI I VENDIMIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PAJISJE ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE NË PIKAT KUFITARE

Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.

Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022. /Telegrafi/




Huazuar nga

Most Popular

To Top