DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Maqedonia

Prokuroria Publike e Maqedonisë: Ka lëshime në lëndën për Policinë Financiare

Prokuroria Publike të Maqedonisë së Veriut informon se duke vepruar për një parashtresë nga Drejtoria e Policisë Financiare, në pajtim me nenin 28 të Ligjit për Prokurorinë Publike, kanë kryer mbikëqyrje dhe inspektim në një lëndë të formuar në Prokurorinë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokuroria informon se kanë përgatitur shënim zyrtar për inspektimin lidhur me lëndën dhe ia kanë dorëzuar Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes, prokurorët publikë të Prokurorisë Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të cilët kanë vepruar mbi lëndën janë obliguar të përgatisin informacion për pretendimet në parashtresë. Megjithatë, vetëm njëri nga prokurorët publikë ka vepruar sipas detyrës dhe e dorëzoi informacionin e kërkuar. Refuzimi që të jepet informacioni i kërkuar që të përcaktohet faktet për veprim për lëndën konkrete, e mbështetë dyshimin për parregullsi në veprim”, thuhet në kumtesën e sotme të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me mbikëqyrjen në lëndë është përcaktuar se Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë një denoncim penal anonim më 3.5.2022, ndërsa më 18.7.2022 është përgatitur kërkesa për dhënien e urdhrit për bastisje. Kërkesa në po të njëjtën ditë i është dorëzuar Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Në pajtim me gjendjen e përcaktuar, Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ia ka dhënë indikacionet Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të cilin jepen parregullsitë e konstatuara në veprimin për lëndën konkrete.

“Gjatë ngritjes së rastit të konstatuar është shkelur kompetenca dhe organizimi horizontal i Prokurorisë Publike. Kallëzimi penal i referohet personave nga Drejtoria e Policisë Financiare, të cilët në pajtim me nenin 33 paragrafi 2 të Ligjit për Prokurorinë Publike kanë kompetenca policore dhe për këto kallëzime është përgjegjësi e Departamentit të Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga personat me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve. Sipas kësaj, tre prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të cilët kanë vepruar në këtë rast dhe nuk janë pjesë e Departamentit të Specializuar kanë vepruar pa autorizim për kallëzimin penal. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut bën me dije se rasti duhet të regjistrohet në regjistër të përshtatshëm dhe sipas orarit të caktuar prokurorit publik i cili caktohet në Departamentin e Specializuar”, sqarohet në njoftim.

Gjithashtu, nënvizohet në kumtesë, është dhënë indikacion se në elaborimin e kërkesës Gjykatës në mënyrë të gabuar i jepen të dhëna se Prokuroria publike ka baza dyshimi se është kryer vepër penale, ndërsa në shkrimet e lëndës ka vetëm kallëzim penal anonim.

“Kallëzimi penal anonim dhe pretendimet konkrete në të, të pambështetura me asnjë provë apo me mjete të tjera, mund të jenë shkak për fillimin e procedimit penal, por nuk jep një shkallë të caktuar probabiliteti se do të gjenden gjurmë të veprës penale ose lëndë të rëndësishme për procedurë penale me qëllim që të ketë bazë për të kërkuar bastisje të hapësirave të organit shtetëror dhe bastisje të personit”, thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, në sqarimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të bastisjes, thuhet se për rastin është duke u zhvilluar procedurë parahetimore dhe gjatë inspektimit është konstatuar se ka vetëm kërkesë për bastisje dhe shkresë, të cilat janë veprimet e para të ndërmarra në procedurë pas kallëzimit penal anonim.

Gjithashtu bëhet me dije se nga përmbajtja dhe pretendimet e kallëzimit penal nuk rezultojnë veprime për vepër penale – Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm nga neni 359 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Gjatë veprimit për kallëzimin, për veprimet e njëjta është dorëzuar edhe kërkesë me shkrim në Drejtorinë e Policisë Financiare për t’i dorëzuar shkrimet e njëjta, të cilat gjithashtu kërkohen që të sigurohen me bastisjen.

Në pajtim me nenin 27 paragrafi 4 të Ligjit për Prokurorinë Publike, me indikacion, prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup është përgjegjës pà «r hetimin e plotë të procedurës në këtë rast, të konstatojë gjendjen faktike dhe të gjitha rrethanat relevante, lëshimet në veprim dhe faktet për përgjegjësi të mundshme dhe të dorëzojë informata në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.




Huazuar nga

Most Popular

To Top