Home Lajme nga Maqedonia Policia e Tetovës konfiskon tri vetura për pjesëmarrje në gara joligjore

Policia e Tetovës konfiskon tri vetura për pjesëmarrje në gara joligjore

10

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion Tetovë ka zbuluar dhe konfiskuar përkohësisht tri vetura të udhëtarëve, për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në të ashtuquajturat gara “të egra” në magjistralen Tetovë-Shkup.

“Njëkohësisht është konfiskuar: “BMW” me targa regjistrimi të huaja, e drejtuar nga personi me iniciale B.M.(27) nga Gostivari, “Seat Ibiza”, me targa tetovare, i drejtuar nga 28-vjeçari A.Sh. nga Shkupi dhe “Volkswagen Golf”, me targa Shkupi, i drejtuar nga U.S.(21) nga Tetova”.

“I është konfiskuar edhe patentë shoferi L.A.(39) nga Zvicra, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW. Pasi të jenë sqaruar plotësisht të gjitha detajet rreth rastit, do të përgatiten parashtresat e duhura për të përfshirët”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleMitrovica zgjohet me mesazhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, KFOR-i monitoron situatën me helikopter
Next article​90 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim mjekësor nëpër spitale e klinika në Kosovë