Home Lajme nga Kosova Nagavci: Kërcënimi i SBASHK-ut me grevë të përgjithshme me 1 shtator, është...

Nagavci: Kërcënimi i SBASHK-ut me grevë të përgjithshme me 1 shtator, është i papranueshëm

13

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të papranueshëm “kërcënimin” me grevë të përgjithshme për një shtator nga SBASHK-u.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se koha është për punë, dhe se askush nuk ka të drejtë t’u mohojë fëmijëve të drejtën për shkollim.

“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022 – 2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë”.

“Duhet shumë punë e përkushtim nga të gjithë, në mënyrë që të kemi ndryshime pozitive. Ata që ja duan të mirën vendit, të ardhme më të mirë për fëmijët e suksese të përbashkëta duhet të ftojnë për angazhim dhe jo për greva, bllokada e pengesa”, tha Nagavci.

Tutje theksoi se bashkë me qeverinë po punojnë në të gjitha drejtimet, në legjislacion, përmirësim të infrastrukturës shkollore, mbështetje për mësimdhënësit e nxënësit.

Madje, ajo tregon se edhe legjislacioni që i rregullon pagat dhe të tjera po bëhet dhe “do të bëhet si më mirë të jetë e mundshme”.

Ndryshe, Rrahman Jasharaj, kishte njoftuar se në fund të gushtit, punëtorët e institucioneve arsimore do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kjo grevë e përgjithshme, sipas kryetarit të SBShK-ut, vjen nga mospërfillja e kërkesave nga Qeveria Kurti.

Kërkesa e tyre është shtesa prej 100 eurosh në paga.

“Të gjithë këto angazhime jemi duke i bërë në kuadër të BSPK ku jemi pjesë bashkë me federatat e tjera. Më 14 kishim takimin e jashtëzakonshëm të BSPK dhe analizuam situatën, dhe fatkeqësisht erdhëm në përfundim se as angazhimi ynë i fundit dhe i vetmi nuk ka dhënë rezultat”.

Sipas Jasharajt, kjo ka ndodhur ngase qeveria nuk i është përgjigjur as ndërmjetësuesit, me çka ka treguar se është kundër dialogut.




Huazuar nga

Previous articleAksident në rrugën Mavrovë-Dibër, humbin jetën tre persona
Next articleFabregas shkon te Como – Tv Klan