DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Shqiperia

Lajme Tv Klan 1 Gusht 2022, ora 19:30

21:19 01/08/2022

#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 1 gusht 2022

Hiqen barrikadat në veri të Kosovës. Prishtina shtyn me një muaj vendimin për dokumentet.
Serbët heqin barrikadat në veri të Kosovës, pasi qeveria e Prishtinës vendosi te shtyjë me 1 muaj vendosjen e reciprocitetit në kufi. Situata në veri është e qetë ndërsa kryeministri Kurti tha se dhuna nuk do te tolerohet.

Rama: Mbështesim plotësisht Prishtinën. Serbia të mos ushqejë me alibi grupet që i kundërvihen marrëveshjes.
Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria mbështet plotësisht Prishtinën sa i përket situatës në veri. Ai i beri thirrje Beogradit te mos ushqejë me asnjë lloj alibie grupet qe i kundërvihen marrëveshjes për shtyrjen me 1 muaj të reciprocitetit.

Vrasje për një vend parkimi në Tiranë. Një 51-vjecar i merr jetën fqinjit të tij
Një 56-vjeçar nga Tirana humbi jetën për shkak të hemorragjisë së brendshme pasi u godit me grushte nga fqinji i tij kur ndërhyri për të ndarë një sherr për parkimin. Autori i ngjarjes u arrestua ndërsa në zonë njihej si problematik.

Dyshohet si vrasës me pagesë, kërkohet marrja e AND-së së efektivit të RENEA
Prokuroria e Lezhës kërkon marrjen e kampioneve të ADN-së për ish-efektivin e RENEA-s, Remal Rada dhe mikun e tij, Elton Hithin të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë. Dyshohet se ata kanë kryer vrasje me pagesë.

22 vatra zjarri gjatë 24 orëve në Shqipëri, Rama kritikon bashkitë: Të jeni në gatishmëri
22 vatra zjarri janë identifikuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Kryeministri Rama mbledh krerët e bashkive dhe u kërkon të jenë vigjilentë për situatën. Rama kërkoi që njësitë vendore të krijojnë struktura të gatshme për emergjencat.

Vala e covid në pikun e tij. ISHP: Presim rënie pas 10 gushtit. Zbresin në terren 7 njësi të lëvizshme vaksinimi.

Infektimet e Covid në Shqipëri sipas ekspertëve kanë arritur pikun. Kjo situatë parashikohet të zgjasë deri në 10-ditëshin e parë të gushtit. 7 njesi te levizshme në terren jane vene funksion per imunizimin e qytetareve me vaksina.

Të ngjashme




Huazuar nga

Most Popular

To Top