Home Sport Joules Kounde prezantohet te Barça

Joules Kounde prezantohet te Barça

21

22:55 01/08/2022

Mbrojtësi i kombëtares franceze është përforcimi i fundit në ekipin katalanas, refuzoi kalimin te Chelsea

Barcelona prezantoi Zhul Kunde si blerjen më të re në ekip. Qendërmbrojtësi francez deklaroi se ishte i lumtur që bëhej pjesë e blaugranave dhe do të përpiqet që të ndihmojë ekipin me stilin e tij agresiv në fushë.

“Barça më ka kërkuar që unë të bëj të njëjtën si te Sevija; të vazhdoj që të jem agresiv, të lëviz topin nga prapavija dhe unë mendoj se ato janë pikat e mia më të forta, e sigurisht përkushtimi. E di se ku kam ardhur, Barça është një klub shumë i madh dhe mjaft kërkues’.

Blaugranat kanë paguar për kartonin e 23-vjeçarit 55 milionë Euro. Ndërkohë që francezi la të kuptohet se ai preferoi që të transferohej te katalanasit, pavarësisht interesimit të madh të Çelsit.

“Është e vërtetë që unë pata shansin të shkoja në një tjetër klub dhe përpjekja që te Barça thonë, ka të bëjë me faktin që unë duhej të prisja derisa katalanasit të arrinin akordin me Sevijan. Kur e kuptova se kjo ishte e mundur, zgjodha Barçën. Klubi ka një projekt ambicioz dhe më pëlqen La Liga”.

Pjesë e blaugranave është edhe futbollisti tjetër i përfaqësueses së Francës, Osman Dembele.

Barcelona ka shpenzuar 158 milionë Euro në këtë merkato verore, me të ardhurat e krijuara nga shitja në fillim 10%, e pastaj të 15% të të drejtave të ardhshme televizive në fondin e investimeve Sixth Street.

Klan News

Të ngjashme




Huazuar nga

Previous articleFernando Alonso nuk njeh limite
Next articleKurti: Jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës