DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Sport

Fernando Alonso nuk njeh limite

22:53 01/08/2022

Spanjolli zgjat qëndrimin në Formula 1, pason Vettel te Aston Martin

Fernando Alonso do të jetë pasuesi i Sebastian Vettel te Aston Martin. Piloti spanjoll ka arritur akordin me skuderinë me bazë në Silverstone, duke nënshkruar një kontratë shumëvjeçare. Dy herë kampioni i botës në Formula 1 do largohet kështu nga Alpine për t’u bashkuar me skuadrën që huazohet nga pronari miliarder kanadez Stroll.

Unë kam ende urinë dhe ambiijen për të luftuar dhe për të qenë në fron. Pasioni dhe dëshira për të performuar që kam dëshmuar më bindin të ruaj kënaqësinë dhe përkushtimin tim ndaj sportit. Kam ndërmend të fitoj sërish në këtë sport dhe për këtë arsye duhet të shfrytëzoj mundësitë që më duken të duhura”, tha Alonso në një deklaratë për Aston Martin.

Vendi vakant i krijuar te skuderia Alpine nga largimi i spanjollit pritet të plotësohet nga rezervisti australian 21-vjeçar i kësaj skuadre Oscar Piastri, kampioni i vitit të kaluar në Formula 2. Alonso ka një karrierë të pasur në Formula 1, ku garon prej vitit 2001, e ku ka pilotuar njëvendëshet e McLaren dhe Ferrari. 41-vjeçari i bashkohet kështu skuderisë Aston Martin për të zëvendësuar katër herë kampionin e botës, Sebastian Vettel, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga garat më spektakolare në fundin e sezonit aktual.

Klan News

Të ngjashme




Huazuar nga

Most Popular

To Top