Home Sport Fabregas shkon te Como – Tv Klan

Fabregas shkon te Como – Tv Klan

10

21:15 01/08/2022

Mesfushori spanjoll zgjedh kategorinë e dytë italiane

Një kampion si Cesc Fabregas do të vijojë karrierën te Como në Serie B. Në moshën 35-vjeçare mesfushori spanjoll zgjodhi kategorinë e dytë italiane, duke u bindur për projektin e këtij klubi që synon rikthimin në Serie A pas shumë kohësh.

Fabregas u prit me entuziazëm nga tifozët e mbledhur jashtë stadiumit “Giuseppe Sinigaglia”. Kontrata e tij zgjat deri në 30 Qershor të 2024.

Me thuajse 20 vite përvojë në futbollin profesionist Cesc Fabregas ka veshur fanellën e Arsenal, Chelsea e Monaco, por suksesin më të madh e arriti te Barcelona ku fitoi edhe Botërorin e Klubeve.

Me përfaqësuesen e Spanjës, Fabregas u shpall kampion i Botës dhe Europës.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleNagavci: Kërcënimi i SBASHK-ut me grevë të përgjithshme me 1 shtator, është i papranueshëm
Next articleLajme Tv Klan 1 Gusht 2022, ora 19:30