Home Lajme nga Shqiperia 22 vatra zjarri gjatë 24 orëve në Shqipëri

22 vatra zjarri gjatë 24 orëve në Shqipëri

10

17:30 01/08/2022

Ministria e Mbrojtjes: Vetëm dy jane aktive

Çdo ditë në Shqipëri regjistrohen dhjetra vatra zjarri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve janë raportuar 22 vatra zjarri,  nga te cilat janë shuar 20 vatra zjarri.

 Aktualisht janë vetëm dy vatra zjarri në Fshatin Pecë, bashkia Finiq dhe Fshatin Postribë, bashkia Shkodër.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 437 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, 44 mjete zjarrfikëse ,  1 helikopter Cougar si dhe 2 avionë të palës greke, të cilët kanë punuar për izolimin e zjarrit mbi fshatin Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articlePas vendimit të mbrëmshëm, Kurti e ambasadori Hovenier shihen bashkë në një kafene në Prishtinë
Next articlePetkoviq: Ishim në prag të konflikteve të rënda, duhet gjetur një zgjidhje kompromisi