Home Lajme nga Shqiperia Vrau bashkëjetuesen me thikë një ditë më parë në Elbasan, arrestohet Ramiz...

Vrau bashkëjetuesen me thikë një ditë më parë në Elbasan, arrestohet Ramiz Mici

11

Ramiz Mici, i cili vrau bashkëjetuesen e tij një ditë më parë në lagjen “Skënderbej” në Elbasan është arrestuar.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në banesën ku çifti jetonte me qira. Mici e masakroi me thikë Jetlira Elezin dhe më pas u largua nga vendngjarja. Arratia e 37-vjeçarit zgjati vetëm 24-orë.

Kujtojmë se Elbasani u trondit një ditë më parë nga vrasja e ndodhur, ku Mici i mori jetën bashkëjetueses për shkaqe xhelozie.

Ata jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Mësohet se para pesë ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjeçari e kishte dhunuar bashkëjetuesen. Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër-mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara.

Ditën e vrasjes, 37-vjeçarja do të ikte nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër, edhe pse nuk mundi dot të largohej.

Fatmirësisht dy fëmijët e mitur nuk kanë qenë në banesë në momentin e krimit. Nisur nga situata e rëndë me bashkëjetuesin Jetlira kishte dërguar fëmijët te babai i tyre.

Vëllai i 37-vjeçares Jetlira Elezi paralajmëroi përmes një postimi në rrjete sociale se do të hakmerret për të. Ai i është drejtuar autorit Ramiz Mici duke i thënë publikisht se do të vrasë të afërmit e tij. /TCH/




Huazuar nga

Previous articleKovaçevski: Ndryshimet kushtetuese bëhen në Kuvend
Next articleAAK: Qeveria të veproj, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme