Home Lajme nga Bota Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi

Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi

12

18:35 31/07/2022

Bombardimet godasin Mikolaivin

Forcat Ukrainase kanë sulmuar mëngjesin e kësaj të shtune selinë e flotës Ruse në Detin e Zi.  Në një reagim për mediat Guvernatori i Sevastopolit u shpreh se sulmi ka ndodhur orëve të para të mëngjesit dhe ka pasur të plagosur.   Ditën e sotme Rusia Feston ditën e Marinës së saj, por Krimeja e Aneksuar nga Kremlini anuloi festimet për shkak të sulmit.

“Përafërsisht në orën gjashtë e dy minuta të mëngjesit u dëgjua një shpërthim, një dron ka sulmuar selinë e flotës. Gjashtë persona janë lënduar. Të gjitha ngjarjet festive që ishin planifikuar për sot u anuluan. Ky është një vendim i drejtë për të garantuar sigurinë e njerëzve tanë.”

Duke folur nga Shën Petersburgu ku po mbaheshin festimet presidenti rus, Vladimir Putin u shpres se së shpejti marina ruse do të marr në përdorim raketat lundruese Zircon .

Ndërkohë sulmi Rus nuk është ndalur teksa përgjat 24 orëve të fundit bombardimet në qyetin jugor të Mykolaivit kanë shkatrruar disa banesa dhe shkolla.  Zyrtarët Ukrainas I kanë përshkruar bobardimet në Mykolaiv si ndër më të rëndat që prej fillimit të pushitimit rus .

Nga ky sulm ka humbur jetën edhe Oleksiy Vadatursky dhe bashkëshortja e tij . Vadatursky ishte një ndër biznesmenët më të mëdhenj Ukrainas që merrej me eksportet e grurit. / Tv Klan




Huazuar nga

Previous articlePas alarmit, ​forca të shtuara të policisë tek ura e lumit Ibër
Next articleZhvillohet gjysmëmaratona e Pogradecit – Tv Klan