Home Lajme nga Kosova Serbët vendosin barrikada në veri – bllokohen mërgimtarët që ishin duke ardhur...

Serbët vendosin barrikada në veri – bllokohen mërgimtarët që ishin duke ardhur në Kosovë

11

Të pakënaqur nga masat e paralajmëruara të reciprocitetit, qytetarët serbë, vendosën barrikada në Rudare dhe Zupç, afër Zubin Potokut.

Në Zupç, rruga kryesore është bllokuar nga një kamion.

Dhe, poa shtu qytetarët kanë filluar të grumbullohen në vendkalimin Jarinë.

Qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të Mitrovicës së Veriut rreth orës 18:00, ku sirenat kanë rënë që nga ora 17:40.

Disa automjete të mërgimtarëve shqiptarë që kanë mësyrë Jarinën për të hyrë në Kosovë, kanë mbetur të bllokuar për shkak të masës së serbëve të mbledhur në Rudare.

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës kanë arritur tek ura e lumit Ibër, përfshirë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierët italianë./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleMakina merr flakë në lëvizje e sipër
Next articleKovçevski-Sanchez: Maqedonia e Veriut dhe Spanja janë aleatë të fuqishëm