DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Shqiperia

Motorët e ujit problem për pushuesit në Shëngjin

12:04 31/07/2022

Policia bllokon dhe ndëshkon disa pronarë të mjeteve lundruese

Muzika e lartë dhe motorët e ujit vijojnë të jenë një problem për pushuesit në bregdetin shqiptar. Në Shëngjin policia kufitare ka bllokuar dhe ndëshkuar me gjoba disa pronarë mjetesh lundruese.

Policia Kufitare në Shëngjinit ka bllokuar dhe ndëshkuar me gjoba pronarët e 9 mjeteve lundruese, për mungesë dokumentacioni.

Gjatë sezonit veror në plazhet e Lezhës mbetët muzika e lartë.

Sipas Zëvendës Shefi i Komisariatit Lezhë, Komisar Pashk Pervata janë vërejtur disa probleme me muzikën për të cilen ende nuk kemi gjetur bashkëpunimin e plotë me institucionet në lidhje me certifikimin e plotë të këtyre ambjenteve .

Motorët e ujit vijojnë të jenë shkaktarë të disa prej incidenteve me pasoja të rënda për jetën e turistëve në det përgjatë këtij sezonin turistik, por në plazhet e Lezhës fatmirësisht deri më tani nuk ka patur raste të tilla./Klan News




Huazuar nga

Most Popular

To Top