DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Maqedonia

Kryeministri i Spanjës sot për vizitë zyrtare në Shkup

Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez Perez – Kastehon sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pritet që ai në Shkup të ketë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me presidentin Stevo Pendarovski.

Vizita në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të Sanchez në vendet e Ballkanit Perëndimor, që i përfshin edhe Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Zyra e kryeministrit spanjoll tha se Sanchez do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit që të zbatojnë reformat e nevojshme që do tu mundësojnë atyre të përshpejtojnë anëtarësimin e tyre në BE dhe tu përcjellë atyre se mund të mbështeten në Madridin gjatë presidencës spanjolle me Unionin në gjysmën e dytë të vitit 2023.




Huazuar nga

Most Popular

To Top