HomeLajmeLajme nga MaqedoniaKapitulli i 17-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Politikat ekonomike dhe monetare

Kapitulli i 17-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Politikat ekonomike dhe monetare

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli 17-të: Politikat ekonomike dhe monetare
Acquis në fushën e politikës ekonomike dhe monetare përmban rregulla specifike që kërkojnë pavarësinë e bankave qendrore në Shtetet Anëtare, duke ndaluar financimin e drejtpërdrejtë të sektorit publik nga bankat qendrore dhe duke ndaluar qasjen e privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare. Shtetet Anëtare pritet të bashkërendojnë politikat e tyre ekonomike dhe i nënshtrohen Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes për mbikëqyrjen fiskale. Shtetet e reja anëtare janë gjithashtu të përkushtuara për të përmbushur kriteret e përcaktuara në Traktat në mënyrë që të jenë në gjendje të adoptojnë euron në kohën e duhur pas anëtarësimit. Deri atëherë, ata do të marrin pjesë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar si Shtet Anëtar me shmangie nga përdorimi i euros dhe do t’i trajtojnë kurset e tyre të këmbimit si një çështje shqetësimi të përbashkët.

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.