HomeLajmeLajme nga KosovaGazetarët e huaj reagojnë për situatën në veri të Kosovës

Gazetarët e huaj reagojnë për situatën në veri të Kosovës

Kosova ka mbyllur vendkalimet kufitare me Serbinë përkatësisht atë në Bërnjak dhe Jarinë për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët lokalë serbë në veri.

Ata janë shprehur të pakënaqur me masat e paralajmëruara të reciprocitetit.

Si rrjedhojë, gazetarë të huaj kanë reaguar lidhur për situatën në veri të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Gazetari i Washington Post, Ishaan Tharoor shkroi në një postim në Twitter duke treguar se kishte intervistuar presidenten e Kosovës, ku kjo e fundit kishte paralajmëruar për kërcënimin e Rusisë nëpërmjet Serbisë.

“Unë intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, tha ai.

Postimi i Tharoor ishte replikë ndaj statusit të gazetarit të BBC-s, Francis Scarr, që shkroi për situatën.

“Presidenti Vuçiq pretendon se Kosova do të nisë një operacion ushtarak sonte dhe ky anëtar i partisë së tij po flet se Serbia duhet të “denazifikojë” Ballkanin. Shenja shumë shqetësuese”, shkroi Scarr në postimin e tij, që ishte replikë për një status.

Një tjetër gazetar i huaj që ka reaguar për rastin është edhe Tim Judah, njëherësh gazetar që raporton për Ballkanin. /Telegrafi/




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.