Home Lajme nga Shqiperia Avionë grekë për zjarret në Dropull

Avionë grekë për zjarret në Dropull

11

15:38 31/07/2022

Ministria e Mbrojtjes: Nga 11 vatra zjarri, vetëm 3 aktive

Pas 25 orëve në luftë me flakët situata në bashkinë e Dropullit është drejt përmirësimit.

2 avionë të mbërritur nga Greqia ndërhynë gjatë natës duke i shuar disa nga vatrat që rrezikonin banorët.

Puna vijon ende, ndërsa vlerësimet paraprake tregojnë se zjarri ka djegur 30 ha pyje dhe 270 hektarë kullota.

Robert Hysenllari, Drejtor i Gatishmërise dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave, AKMC
“Në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa të menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.”.

Megjithatë rreziku është larguar nga banesat.  

Dhimitër Tole, Kryetar i Bashkisë Dropull: “Nuk rrezikon me asnjë banesë, mbrëmë kanë qënë të rrezikuara banesat. Kemi qetësuar edhe qytetarët sepse ishin të stresuar”

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri në të gjithë vendin, 8 prej të cilave janë shuar ndërsa 3 mbeten aktive.

Robert Hysenllari, Drejtor i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave, AKMC: Vijojnë aktive vatrat në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, ku me gjithë punën e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake nuk u bë e mundur fikja e saj dhe sot në orët e para të mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe të 50 efektivëve të FA.

Për fikjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar në terren 255 forca operacionale, si dhe 28 mjete zjarrfikëse apo mjete te tjera.

Në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjehereshme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.  Ndërhyrja e forcave operacionale ka qenë e menjëhereshme duke shmangur rrezikun e djegjes së banesave. Bashkia Dropull në këtë situatë u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse.

Duke marrë në vlerësim situatën e krijuar në bashkinë Dropull është aktivizuar sistemi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (ERCC), nga ku Greqia ka ofruar asistencë ndërkombëtare me 2 avionë për ndërhyrje nga ajri.

Me nderhyrjen nga ajri dhe toka pergjate gjithe dites se djeshme edhe deri sot eshte bere e mundur mbajtja jashte rrezikut e banesave dhe banoreve.

Sot në orët e para të mëngjesit ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrisë Mbrojtjes dhe dy avionëve të Qeverisë Greke. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. /Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleMaqedoni: Gjuajtjet me armë zjarri nëpër dasma po bëhen gjithnjë e më shqetësuese
Next articleGledis Nano letërporosi vartësve për mjetet lundruese