Home Lajme nga Bota Papa: Asimilimi i indigjenëve përbën gjenocid

Papa: Asimilimi i indigjenëve përbën gjenocid

10

18:15 30/07/2022

Ati i Shenjtë ripërsëriti deklaratën e tij se nëse problemet shëndetësore bëhen serioze do të japë dorëheqjen

Papa Françesku e cilësoi asimilimin që ndodhi me fëmijët indigjenë në Kanada si një gjenocid. Ati i Shenjtë e bëri komentin ndërsa po udhëtonte për në Romë pas një udhëtimi një javor në Kanada, ku kërkoi falje historike për rolin e Kishës në lidhje me familjet indigjene.

Ai u pyet nga një reporter indigjen kanadez në aeroplan pse nuk e përdori fjalën gjenocid gjatë udhëtimit.

“Është e vërtetë që nuk e kam përdorur fjalën sepse nuk e kam menduar. Por e kam përshkruar gjenocid. Kërkova falje, kërkova falje për këtë aktivitet, që ishte gjenocid. Unë e dënova këtë, duke u përpjekur të ndryshoj kulturën e tyre, mendjet e tyre, të ndryshoj traditat e tyre, një racë dhe një kulturë”.

Midis 1881 dhe 1996 më shumë se 150,000 fëmijë indigjenë u ndanë nga familjet e tyre dhe u sollën në shkolla rezidenciale. Shumë fëmijë humbën jetën nga uria, u rrahën dhe u abuzuan seksualisht në një sistem që Komisioni i të Vërtetës dhe Pajtimit të Kanadasë e quajti “gjenocid kulturor”.

Shkollat ​​drejtoheshin nga qeveria si dhe nga grupe fetare, shumica prej tyre priftërinj dhe murgesha katolikë. Papa Françesku vizitoi qytetin e Maskëacis, vendi i dy shkollave rezidenciale, ku kërkoi falje dhe e quajti asimilimin e detyruar një “gabim katastrofik”. Ai gjithashtu kërkoi falje për mbështetjen e krishterë të “mentalitetit kolonizues” të kohës.

Ati i Shenjtë u shpreh gjithashtu se mosha e tij e thyer dhe vështirësia e tij në ecje ka sjellë një fazë të re dhe u përsëriti se do të ishte gati të jepte dorëheqjen një ditë nëse problemet shëndetësore do të bëheshin  serioze.

“Nuk mendoj se mund të vazhdoj të bëj udhëtime me të njëjtin ritëm si më parë. Mendoj se në moshën time dhe me këtë kufizim duhet të bëj më pak aktivitete për Kishën. Kjo, nuk është një katastrofë. Një papë mund të ndryshohet, nuk ka problem, por duhet të kufizoj pak veten dhe nuk dua të bëj një operacion në gju.  Por do të përpiqem të vazhdoj për të qenë pranë njerëzve sepse është një mënyrë shërbimi”. 

Gjatë muajve të fundit, 85-vjeçari ka përdorur një karrige me rrota dhe një bastun për shkak të dhimbjes në gju të shkaktuar nga thyerja e një ligamenti.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleDëshmitari i tragjedisë në Spitalin modular në Tetovë thotë se zjarri nisi nga defibrilatori
Next articleTë hënën nis reciprociteti për targat, vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”