Çifti bashkëshortor, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, që humbën jetën tragjikisht të premtën, në aksident komunikacioni në magjistralen Prishtinë-Podujevë, janë varrosur sot në Malishevë.
Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje nga Sllovenia, kur vetura e tyre u përplas në një autobus në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë në fshatin Siboc.
Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.
Ndërkohë, shpferi i autobusit në të cilin është përplasur vetura që drejtohej nga Shemsedin Sopaj, është arrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.
