Home Sport Ndihma për refugjatët ukrainas, Everton shpërblen tifozin

Ndihma për refugjatët ukrainas, Everton shpërblen tifozin

16

11:35 30/07/2022

Luan dhe shënon gol në miqësoren ndaj Dinamo Kiev

Episod tepër emocionues dhe vlerësuar në miqësoren parasezonale mes Everton dhe Dinamos së Kievit. Përballja e Gudison Park prodhoi një nga historitë më të bukura të ditëve të fundit.

Një tifoz i Evertonit, i cili ka ndihmuar refugjatët ukrainas debutoi me skuadrën e tij të zemrës. Ai hyri nga stoli për të ekzekutuar me mjeshtëri një penallti dhe për të dërguar në delir tifozët ultras të Evertonit.

Paul Straton ka bërë maksimumin për të ndihmuar ata që kanë ikur nga Ukraina, duke udhëtuar me makinën e tij personale për të dërguar ushqime dhe veshmbathje për ta që prej nisjes së luftës me Rusinë. Klan News




Huazuar nga

Previous article87 pacientë me coronavirus po trajtohen në spitalet e vendit – dy prej tyre foshnje
Next articleKomuna e Gostivarit binjakëzohet me Komunën Kutahja të Turqisë