DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Kosova

Kurti: Takimi me Blinken, konfirmim i aleancës së fortë me Amerikën

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar lartë vizitën pesëditore ne Amerikë.

Duke venë theksin te takimi me Sekretarin Blinken, ai ka thënë se ky ishte një konfirmim i aleancës.

“Ishte një vizitë e shkëlqyer dhe shumë e frytshme. Në njërën anë kishim marrëveshjen me MCC-në dhe në anën tjetër ishte takimi me Sekretarin Blinken… Takimi me Blinken ishte fort i veçantë, pasi është konfirmim i aleancës të fortë, partneritetit të gjerë dhe i miqësisë së thellë por edhe hapje e një kapitulli të ri ku reformat demokratike që kemi bërë kërkojnë një shtim të bashkëpunimit me SHBA-në në aspektin e sigurisë pas invazionit rus në Ukrainë”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova po e dëshmon veten se është një storje suksesi e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

I pari i ekzekutivit ka shprehur sërish gatishmërinë për dialog me Serbinë, derisa ka thënë se SHBA mbështet procesin që në qendër e ka njohjen reciproke.

“Kosova është shtet normal, por marrëdhënien me Serbinë nuk e ka normale. Kemi marrë Këtë marrëdhënie që nuk e kemi normale me Serbinë, duhet ta normalizojmë, e me SHBA pajtohemi që të arrihet marrëveshje e plotë që në qendër ka njohjen reciproke”, tha Kurti./Telegrafi/




Huazuar nga

Most Popular

To Top