HomeLajmeLajme nga KosovaKurti ngushëllon familjen Sopaj për humbjen tragjike të dy anëtarëve

Kurti ngushëllon familjen Sopaj për humbjen tragjike të dy anëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sopaj nga Malisheva, e cila humbi dy anëtarë në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Në telegram, kryeministri Kurti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke bashkëndjerë me ta për humbjen tragjike.

“Me trishtim e pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të familjarëve tuaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe.

Fëmijëve të lënduar u dëshiroj shërim të shpejtë dhe uroj që të tejkalojnë sa më lehtë pasojat e aksidentit. Republika e Kosovës bashkëndjen me familjen tuaj. Shpresoj të mund të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen tuaj, që është dhimbje edhe e mbarë popullit. Me mendje e zemër jemi pranë jush, në këto ditë pikëllimi e zie”, thuhet në telegramin e kryeministrit Kurti. /Telegrafi/




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.