HomeLajmeLajme nga BotaKryeministri spanjoll: Hiqni kollaret që të kursejmë energji

Kryeministri spanjoll: Hiqni kollaret që të kursejmë energji

13:46 30/07/2022

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u kërkoi punonjësve të sektorit publik dhe privat që të mos mbajnë kollare si një masë për kursimin e energjisë në këtë valë të nxehti që po kalon vendi.

Sanchez tha se qeveria e tij do të përshtasë masa urgjente kursimi të hënën, ndërkohë që vendet europiane po përpiqen që të bëhen më të pavarura nga gazi rus.

Të premten, temperaturat arritën 36 gradë celsius në Madrid dhe 39 gradë Celsius në Sevilje. Gjatë një konference për shty Sanchez vuri në dukej faktin që nuk kishte vënë kollare dhe tha se edhe ministrat, zyrtarët publikë apo punonjësit në sektorin privat duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

“Kjo do të thotë se mund të kursejmë energji të gjithë”, tha ai.

Sipas kryeministrit spanjoll, kjo lëvizje do të mundësojë që për njerëzit të jetë më freskët dhe kështu do të ulen kostot e energjisë sepse kondicionerët do të përdoren më pak.

Kjo nuk është hera e parë që ndërmerret një lëvizje e tillë. Në Japoni në vitin 2011 u bë një fushatë në të cilën u kërkua që zyrtarët publikë të vishnin rroba më të lehta në verë./tvklan.al




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.