DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Shqiperia

Flakët në Dropull rrezikojnë banesat, pritet helikopter nga Greqia

18:01 30/07/2022

Situatë kritike e zjarreve në Dropull. Flakët e zjarrit po avancojnë drejt zonave të banuara. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se era e fortë ka avancuar flakët që po depërtojnë në afërsi të oborreve të banesave në tre fshatra të Dropullit.

Zjarri është gati 100 metra larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë. Forcat zjarrfikëse dhe banorët e këtyre fshatrave si dhe vullnetarë të zonës po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë pas mungesës së helikopterit nga Tirana, është kërkuar ndihmë nga Greqia ku pritet të mbërrijë një helikopter për të shuar zjarret që mos t’u afrohen banesave./tvklan.al




Huazuar nga

Most Popular

To Top