HomeSportFiorentina interesohet për Bajramin – Tv Klan

Fiorentina interesohet për Bajramin – Tv Klan

23:45 30/07/2022

Empoli është kontaktuar në mesjavë

Nedim Bajrami mbetet i kërkuar në këtë merkato vere. Mesfushori i Empoli mund të kalojë te një tjetër skuadër toskane, Fiorentina. Lajmin e bën të ditur “Corriere dello Sport”.

Kontakte me Empoli për futbollistin shqiptar ka patur në mesjavë. Në marrëveshje mund të përfshihet edhe mesfushori polak Zurkowski, i cili të kalojë tek Empoli.

Nedim Bajrami sipas faqes së specializuar Transfermarkt.com vlen 10 milionë Euro. Ai luan tek Empoli prej vitit 2019, ndërsa më herët është aktivizuar me Grasshoppers të Zvicrës ku u formua si futbollist. Transferimi te Fiorentina do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë për 23-vjeçarin.

Tv Klan




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.