Home Lajme nga Shqiperia Rezervuari i Thanës drejt mbylljes

Rezervuari i Thanës drejt mbylljes

9

14:40 29/07/2022

Mosfurnizimi me ujë rregullisht nga HEC-i i Banjës rrezikon vaditjen e tokave bujqësore të Myzeqesë

Rezervuarit të Thanës, në Lushnje, i kanë mbetur edhe një javë ujë për tëë vaditur, pastaj portat do të mbyllen. Niveli i ujit ka arritur në kuotën 28 nga 31 që është maksimalja në këtë rezervuar. Sipas specialistëve, nën këtë kuotë uji nuk mund të përdoret më për vaditje.

Kjo është diga e kanalit të Vlashukut, uji i të cilit do të kalonte për të furnizuar rezervuarin e Thanës. Edhe këtu siç shihet kuotat kanë rënë nën nivelin e përcaktuar. Situata është alarmante pasi çdo ditë niveli i ujit ulet me 20 cm, ndërsa të shtunën dhe të dielën uji nuk lëshohet fare nga hidrocentrali i Banjës. Alarmi për mungeseë e ujit për vaditje është dhënë që në fillim të thatësirës por ende nuk janë marrë masa nga koncesionari i Banjës për të rregulluar furnizimin me ujë.

Mungesa e reshjeve të shiut prej tre muajsh ka shtuar edhe më tepër problemin. Problemet e menaxhimit po rrezikojnë tharjen e fushës së Myzeqesë. Nëse thahen prodhimet e fushës së Myzeqesë për shkak të mungesës për vaditje, dëmet ekonomike do të jenë të mëdha për të gjithë konsumatorët shqiptarë.

Ky rezervuar i ndërtuar në vitin 1953 dhe i vënë në punë pas 10 vjetësh, më 1963 është vepra më e madhe ujore e ndërtuar nga njeriu në Ballkan. Ai vadit 32400 ha tokë bujqësore dhe që prej ndërtimit të kësaj vepre asnjëherë kuotat nuk kanë qenë në këtë nivel.

Klan News

Të ngjashme




Huazuar nga

Previous articleDy fëmijët e lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë janë në gjendje stabile
Next articleKërkohet shkarkimi i prokurores Stojanka Kasaloviq: Neglizhenca e saj i kushtoi me jetë Lirie Qerimajt