Home Lajme nga Maqedonia Poposki nga OBRM-PDUKM: Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së, nuk është...

Poposki nga OBRM-PDUKM: Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së, nuk është tragjedi

10

Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Poposki, në një paraqitje televizive, theksoi se hapja e Kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve në të nuk është tragjedi.

“Unë personalisht nuk e konsideroj tragjedi. Nëse ne si shtet e kemi përcaktuar veten si sigurimi i të drejtave të caktuara për të gjithë, nuk ka arsye për të përjashtuar askënd nga kjo. Ka shembuj shumë më flagrantë se ai me bullgarët, për shembull në Kroaci keni një situatë në të cilën komuniteti ynë njihet plotësisht, merr fonde nga shteti dhe këtu për shembull, nuk përmenden as në Kushtetutë dhe nuk i kanë ato privilegje”, thotë Poposki për TV 21.

Nëse kemi qëndrim pozitiv dhe korrekt nga ana e Sofjes, Poposki thotë se nuk do të shqetësohej nëse bullgarët futen në Kushtetutë.

Kujtojmë së partia opozitare nga radhët e të cilit vjen dhe Poposki, OBRM-PDUKM kanë dalur kundër hapjes së kushtëtutës dhe ndryshimeve kushtetuese.




Huazuar nga

Previous articleParalajmërohet situatë e vështirë në dimër, thirrje qytetarëve për kursim të energjisë
Next articleKrasniqi: Puna e Bedri Hamzës në Mitrovicë po pengohet nga Qeveria