HomeLajmeLajme nga MaqedoniaMPB Maqedoni: 40 vjeçarja u mashtrua se do t’i fitonte një milion dollarë, ngelet pa shpërblimin e premtuar

MPB Maqedoni: 40 vjeçarja u mashtrua se do t’i fitonte një milion dollarë, ngelet pa shpërblimin e premtuar

Një 40 vjeçare ka raportuar në polici një mashtrim.

Sipas deklaratës së saj, ajo është mashtruar për investime të rrejshme në një bankë.

“Më datë 28.07.2022, në Komisariatin e Policisë – Kavadar, një 40-vjeçare nga Kavadari ka raportuar se në periudhën kohore 2019-2022 është mashtruar nga një person se do të përfitonte kamatë të lartë dhe shpërblim 1 milion dollarë për investimin e parave në një bankë të huaj”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas kallëzimit, ajo i ka dhënë para në dorë dhe më pas ka paguar para në llogarinë e saj bankare.

Siç raportohet, në maj të vitit 2022, ajo i ka kërkuar paratë përmes adresës së emailit ku ka kontaktuar bankën, por transferimi i parave që është dashur t’i kthehej nuk është kryer.

Rasti është duke u zbardhur.




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.