DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Maqedonia

Maqedonia rangohet e pesta në listën e vendeve më të varfëra në Evropë

Maqedonia e Veriut u rendit e pesta në listën e 10 vendeve më të varfëra në Evropë të publikuar nga analiza e “Trending News Base”.

Maqedonia, e cila u bë e pavarur në vitin 1991, është vendi i pestë më i varfër në të gjithë Evropën.

Ekonomia e Maqedonisë, e cila ka një GDP për frymë prej 6,096 dollarësh, po ndryshon shumë tani.

Më shumë se 90% e PBB-së së vendit vjen nga tregtia.

“Edhe pse qeveria e Maqedonisë ka bërë punë të mirë me reformat, ka një shkallë të lartë të papunësisë prej rreth 16.6%. Në një moment, Maqedonia kishte shkallën më të lartë të papunësisë, e cila ishte 38,7%”, thuhet në tekst.

Kjo është lista e plotë e rangimit publikuar sipas analizës së “Trending News Base”:

Moldavia, Ukraina, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria.




Huazuar nga

Most Popular

To Top