Home Lajme nga Kosova Kurti takon Walkerin: Diplomatët e së vërtetës për krimet e luftës, janë...

Kurti takon Walkerin: Diplomatët e së vërtetës për krimet e luftës, janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve

12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në SHBA, ka takuar ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, i cili zbuloi para botës krimet e luftës që ndodhnin në Kosovë.

Kurti, në njoftimin në Facebook, të cilit ia ka bashkuar edhe një fotografi aktuale me ish-ambasadorin, ka thënë se ai dukej si para 25 viteve kur ishin takuar për herë të parë në Prishtinë.

“Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

“Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar ai.




Huazuar nga

Previous articleEkspertët thonë se Kosova mund ta përdorë në bisedime çështjen e targave për fuqizim të marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar
Next articleDënime me burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Tushe dhe vartësit e tij