Home Sport Kosova ‘buzëqesh’ pas duelit Drita-Antwerp

Kosova ‘buzëqesh’ pas duelit Drita-Antwerp

12

Arbnor Muja shitet te belgët, Krasniqi ‘katapultohet’ te kombëtarja dardane

Përballja e kthimit të turit të dytë të Conference League mes Dritës dhe Antwerp ka vlejtur në aspektin sportiv momental, por edhe për të ardhmen. Arbnor Muja, futbollisti i krahut që shkëlqeu me skuadrën kosovare ka siguruar një kontratë afatgjatë me ekipin belg. Për kartonin e tij, Antwerp ka paguar plot 400 mijë Euro në arkat e skuadrës nga Gjilani, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë që del nga Superliga e Kosovës.

Rekordi mbahej nga Rashica, i cili i kushtoi arkave të holandezëve të Vittese 300 mijë Euro. Por ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për Superligën e Kosovës. 180-minutëshi i përballjes mes dy skuadrave i ka shërbyer Federatës së Kosovës për të katapultuar në skuadrën kombëtare mesfushorin e majtë të Antwerp, Laurit Krasniqi.

21-vjeçari ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren “dardane” në nivel ndërkombëtar. Krasniqi luajti ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fanellën e Antwerp, por tashmë, sfidat në impiantin kryeqytetas do të jenë të shumta në karrierën e tij.

Klan News

The post Kosova ‘buzëqesh’ pas duelit Drita-Antwerp appeared first on Tv Klan.


Huazuar nga

Previous articleMinistria e Shëndetësisë në Maqedoni ka siguruar 560 dosje të pacientëve nga spitali “Zhan Mitrev”, që janë trajtuar për hemofiltrim
Next articleFSK-së i shtohen edhe 251 ushtarë të rinj