DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Kosova

Fëmijët që shpëtuan nga aksidenti në Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë

Dy fëmijët që shpëtuan nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë. Të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në aksidentin tragjik humbën jetën prindërit e fëmijëve, 36 dhe 35-vjeç. Ata ishin duke ardhur nga Sllovenia për pushime në Kosovë.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi.

“Kryetari i komunës së bashku me drejtorin e shëndetësisë sot i kanë vizituar fëmijët në QKUK, të cilët konsiderohen janë jashtë rrezikut për jetë”.

“Janë duke vazhduar trajtimin, ndërsa prindërit e tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën. Kanë qenë duke ardhur nga Sllovenia në Kosovë”, deklaroi Krasniqi.




Huazuar nga

Most Popular

To Top