Home Sport Çmenduri në Argjentinë! Lojtarët përleshen edhe me policinë, 5 të ndaluar

Çmenduri në Argjentinë! Lojtarët përleshen edhe me policinë, 5 të ndaluar

9

21:50 29/07/2022

Java e 10 e kampionatit në Argjentinë vuri përballë njëra-tjetrës skuadrat e Barracas Central dhe Patronato. Duhet të ishte një ndeshje futbollit, por arbitri i takimit dha disa vendime në favor të skuadrës vendase duke shkaktuar reagimin e furishëm të futbollistëve të ekipit mik. Gjyqtari favorizoi hapur, skuadrën ku luan djali i Presidentit të Federatës Argjentinase.

Futbollistët e Patronato protestuan për dy gola të anuluar, për një penallti në favor të skuadrës vendase dhe një kartoni të kuq në dëm të tyre. Goli i parë ishte anuluar për një offside shumë të dyshimtë nga VAR-i, por fija e kashtës që theu shpinën e devesë ishte goli i anuluar në sekondat e fundit të ndeshjes. VAR-i ndërhyri sërish, duke i e quajtur të pavlefshëm dhe duke akorduar një penallti për Barracas Central për një faull mjaft të dyshimtë në fillim të aksionit.

Lojtarët e Patronatos, dolën jashtë kontrollit. Iu vërsulën arbitrave dhe nuk u ndalën edhe me goditje me shqelma e grushte ndaj mburojave të policisë. Pamjet janë vërtetë të forta. 4 lojtarë dhe trajneri i portierëve u arrestuan dhe kaluan një natë në komisariat për lëndime, sulme dhe rezistencë ndaj autoritetit. Akuzat ndaj tyre mund të ashpërsohen pas hetimeve të prokurorisë.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleKriza energjetike, Rama: Do jetë e vështirë të gjejmë energji për të blerë!
Next articleSulmi kibernetik në Shqipëri, në hetime është përfshirë dhe FBI