HomeLajmeLajme nga MaqedoniaOBRM-PDUKM: Maqedonia nuk i fillon negociatat, gjithçka është gënjeshtër e pushtetit

OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk i fillon negociatat, gjithçka është gënjeshtër e pushtetit

Pasi në Bruksel po zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, përmes një komunikate për media ka reaguar duke thënë se e gjitha është një mashtrim dhe lojë e pushtetit.

“Maqedonia nuk i fillon negociatat, gjithçka është lojë e LSDM-së dhe BDI-së, OBRM-PDUKM nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës”, njoftoi partia opozitare.

OBRM-PDUKM ka theksuar se asnjëherë nuk do të përkrah ndryshimet kushtetuese, dhe se qeveria nuk mund të bëj asgjë pa 2/3 e votave të nevojshme.

“OBRM-PDUKM, nuk do të lejojë ndryshim të Kushtetutës dhe bullgarizim të plotë të shtetit. Qeveria nuk ka 2/3 dhe nuk do ta ketë. Korniza e negociatave duhet të ndryshojë. Nga Protokolli me Bullgarinë lidhet vetëm Maqedonia. Nuk ka reciprocitet, vetëm të drejta për Bullgarinë dhe detyrime për Maqedoninë. Bullgaria nuk e njeh gjuhën tonë, as pakicën tonë në Bullgari dhe kërkon hyrjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë. Ku është reciprociteti këtu? Maqedonia është në pozitë të pabarabartë në raport me Bullgarinë. Për shkak të tradhtarit Kovaçevski, problemi i Bullgarisë me Maqedoninë tani është problem i BE-së me Maqedoninë. Tradhtari Kovaçevski e vuri shtetin në pozitë të nënshtruar dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Theksojmë se delegacionet e Maqedonisë dhe Shqipërisë, u pritën sot në takim nga krerët e BE-së, ndërsa konferenca e parë e përbashkët në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian do të mbahet në ora 11:00.




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.