HomeLajmeLajme nga KosovaKurti priti në takim presidentin e Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz

Kurti priti në takim presidentin e Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz

Bashkëpunimi për të avancuar drejt integrimit euro-atlantik dhe angazhimi i përbashkët për zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit, ishin tema e takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz dhe Drejtoren e programit për Ballkan Perëndimor të Rockefeller Brothers Fund, Mia Vukojeviq.

Në takim, Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional aktual, indikatorët pozitiv ekonomik dhe reformat në drejtësi.

U bisedua për forcimin e cilësisë së demokracisë nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, si dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke u fokusuar në energji të ripërtritshme dhe mjedis të shëndetshëm.

Duke kundërshtuar invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, u diskutua për efektet në Evropë dhe botë.

Po ashtu, u fol edhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Rockefeller Brothers Fund me organizatat vendore në Kosovë, drejt forcimit të praktikës demokratike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të një të ardhmeje evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor.​




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.