Monza kërkon Cavani – Tv Klan

26


22:40 08/07/2022

Adminstratori i deleguar i klubit Galliani ka nisur kontaktet me futbollistin për ta bërë pjesë të ekipit

Monza nuk ndalet më në këtë merkato verore! Pas blerjes së Mateo Pesina, administratori i deleguar i klubit, Adriano Galliani po tenton një tjetër goditje. Ai kërkon që të sjellë në Brianca, Edinson Cavani.

Sulmuesi uruguaian që është 35 vjeç, e mbylli sezonin e fundit me Manchester United dhe tani është një futbollist i lirë.

Në ditët e shkuara ka pasur një kontakt edhe nga Salernitana për shërbimet e lojtarit, por Cavani kërkon kohë që të mendojë me qetësi e për të vendosur për të ardhmen.

Galiani ka takuar në ditët e fundit përfaqësuesit e futbollistit, për të parë nëse ka mundësi për ta sjellë Cavani te Monza.

Alternativat për sulmin, nga ana e bardhekuqve janë Andrea Petagna i Napolit dhe Andrea Pinamonti në pronësi të Interit.

Bisedime me përfaqësuesit e dy futbollistëve ka pasur, por Galliani ende nuk ka finalizuar ndonjë prej tyre.

Klan News





Huazuar nga