Home Lajme nga Kosova IKSHPK apelon te qytetarët që të kenë kujdes me ushqimin

IKSHPK apelon te qytetarët që të kenë kujdes me ushqimin

16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë konsumimit të ushqimit.

Në apelin e IKSHPK-së thuhet se shumë qytetarë për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital.

“Ata falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin për media.

Instituti Kombëtar u ka bërë thirrje qytetarëve:

  1. Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi
  2. Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.
  3. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj
  4. Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.
  5. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier
  6. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.
  7. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.
  8. Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer
  9. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Po ashtu, duart duhet të lahen dhe thahen:

  1. Para se të filloni të përgatisni ushqimin
  2. Pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
  3. Pas përdorimit të tualetit
  4. Pasi të pastroni hundën
  5. Pasi të prekni një kafshë
  6. Pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

“Mos hani ushqim kudo. Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve”. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articlePropozimi francez arriti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Next articleParaburgim për 8 persona pjesëmarrës në incidentin para Kuvendit të RMV-së