Home Lajme nga Shqiperia Avokatët shtyjnë me 10 ditë bojkotin e gjyqeve

Avokatët shtyjnë me 10 ditë bojkotin e gjyqeve

20

18:21 07/07/2022

Dhoma e Avokatisë vendos të mos ndjekë seancat gjyqësore në shenjë proteste të hartës së re

Sistemi gjyqësor do vazhdojë në kolaps për shkak të mungesës së avokatëve. Në mbledhjen e mbajtur të enjten Këshilli Kombëtar i Dhomës së Avokatëve ka vendosur që vazhdojë pa një afat të caktuar bojkotin e proceseve gjyqësore. Po ashtu është marrë vendimi që për 10 ditë të tjera që avokatët të mos marrin pjesë në seanca për caktim të masave të sigurimit personal për personat në konflikt me ligjin.

Këtë herë mbrojtësit ligjorë do të marrin pjesë për caktimin e masave të sigurimit personal vetëm për rastet kur në pranga bien të miturit. Kreu i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia paralajmëroi avokatët që thyen bojtokin.

Avokatët prej kohësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore në shenjë revolte për miratimin e hartës së re gjyqësore ku shkrihen 18 gjykata. Avokatët kërkojnë që të mos ketë vetëm një Gjykatë Apeli me juridiksion të përgjithshëm sepse do të ketë sillte rritje të shpenzimeve gjyqësore dhe vështirësi që qytetarët të kenë akses në drejtësi. Gjithashtu nga Dhoma e Avokatisë pretendohet se cenohen liritë dhe të drejtat themelorëve të qytetarëve. Harta e re gjyqësore është në fazën e fundit, pasi vendimin përfundimtarë do ta marrë Këshilli i Ministrave.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleLidhja e Sindikatave është duke përgatitur padi ndërkombëtare kundër shtetit
Next articleProtesta kundër rritjes së çmimeve, forcat policore shtojnë praninë në Tiranë