HomeLajmeLajme nga KosovaNë mungesë kuorumi, Kuvendi nuk miraton Projektligjin për deklarim të pasurisë

Në mungesë kuorumi, Kuvendi nuk miraton Projektligjin për deklarim të pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot punimet e seancës plenare, por nuk ka pasur kuorum për ta miratuar në lexim të dytë Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, pasi vetëm 52 deputetë morën pjesë në votim.

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e sistemit të deklarimit të pasurisë, duke përfshirë mënyrat dhe procedurat e deklarimit të pasurisë dhe të dhuratave, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së deklaruar dhe të dhuratave, si dhe subjektet deklaruese me qëllim të parandalimit të korrupsionit, konfliktit të interesit dhe fuqizimin e integritetit të institucioneve publike, përfshirë edhe sanksionimin.

Kuvendi nuk ka pasur kuorum për të miratuar Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021. Në votimin e këtij raporti morën pjesë vetëm 55 deputetë.

Në rend dite në seancën e sotme janë edhe shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.