Home Lajme nga Kosova Vrasja e Marigona Osmanit, flasin avokatët mbrojtës

Vrasja e Marigona Osmanit, flasin avokatët mbrojtës

24

Avokatët mbrojtës të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, kanë komentuar mbi rastin e vrasjen e 18-vjeçarës nga këta dy të fundit.

Për rastin që e kishte tronditur opinionin Prokuroria në Ferizaj ka ngritur aktakuzë 25 faqe.

Në  të përshkruhen në detaje veprimet e të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe ndihmësit të tij Arbër Sejdiu, para se të vritej 18 vjeçarja Marigona Osmani.

Dokumentin ku janë përshkruar të gjitha veprimet e të akuzuarve tashmë e ka edhe avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi.

Ai thotë se në aktakuzë janë përmbledhur ato çka ai i ka ditur me kohë, përfshirë edhe kamerat brenda banesës së Krivaqës.

Sipas avokatit Gazmend Rexhepi, aktakuza e hedhë poshtë deklaratën e personit të dytë (Arbër Sejdiu) të akuzuar për këtë rast.

“Personi i dytë në deklarimin e tij që e jep, bie në kundërshtim të plotë me provat që i posedon hetuesia, konkretisht Prokuroria. Këto prova tashmë i janë dorëzuar edhe Gjykatës Themelore në Ferizaj”, deklaron për RTV Dukagjini, Rexhepi.

Për dallim prej tij, avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnora Shefkiu nuk e ka pranuar ende aktakuzën e plotë, prandaj thotë se nuk mund ta komentojë. Megjithatë bazuar në deklaratën e klientët të saj ajo thotë se ky i fundit pretendon se me Marigona Osmanin ka pasur kontakt fizik vetëm kur e kanë dërguar në klinikën e emergjencës, pak metra larg banesës.

“Arbëri shkurtimisht në intervistën në Polici të cilën e ka dhënë deklaron që nuk ka qenë prezent gjatë gjithë kohës sa pretendohet të ketë ndodhur vepra e vrasjes, rrahja apo dhunimi. Nuk ka qenë prezent mirëpo Arbëri deklaron se për një gjë të tillë nuk ka qenë i njohur çfarë është duke ndodhur. I vetmi moment kur e takon Marigonën tani të ndjerën është momenti kur ai i ofron ndihmë mjekësore, pretendon t’i japë ndihmën mjekësore dhe e dërgon pastaj me Dardanin së bashku në emergjencën në Ferizaj”, deklaron avokatja Arbnora Shefkiu.

Ndërsa, avokati i Dardan Krivaqës, Admir Salihu gjatë ditës nuk ka qenë i qasshëm. Situatë e ngjashme ka qenë edhe me familjen e Marigona Osmanit. Të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu iu është vazhduar masa e paraburgimit, ndërsa gjykimi pritet të filloj brenda afateve ligjore.




Huazuar nga

Previous articleSHBA do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën
Next articleObiliqi të premten do të ketë reduktime të ujit